Arsenali ka mundësi ta shet Shkodran Mustafin këtë verë

PUBLIKUAR

Gazeta e njohur turke “Fanatik” ka shkruar sot që Galatasaray ishte e interesuar për ta huazuar mbrojtësin qendrorë të Arsenalit, Shkodran Mustafi, por klubi anglez e ka refuzuar ofertën e klubit turk

Gazeta turke raporton që Galatasaray kishin ofruar një ofertë huazimi për Mustafin, por skuadra nga Premier Liga e ka refuzuar atë pasi që ata janë duke konsideruar që ta shesin atë.

Raportohet se Arsenali e ka bërë të qartë që nuk do ta lirojë lojtarin nën çmimin 25 milionë euro.

Sipas Fanatik, Arsenali i ka thënë Galatasarayt se ata kanë pranuar oferta të tjera nga disa klube për Mustafin, por nëse oferta nuk materializohet sipas interesave të tyre, ata mund të flasin me Galatasarayn për ndonjë huazim.

Me lojtarët e rinj që ka sjell Arsenali këtë verë, Galatasarayt shpreson që shqiptari të jetë plus për kërkesat e Emery dhe ata ta lënë atë ti bashkohet atyre këtë verë.

Mustafi ju bashkua Arsenalit nga Valencia në vitin 2016b dhe ka kontratë me londinezët deri në qershorin e vitit 2021. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...