Arsenali ka gati ofertën e parë për Tielemansin

PUBLIKUAR

Arsenali duket se nuk ka hequr dorë nga Youri Tielemans.

“The Sun” ka raportuar se klubi nga Londra tashmë ka gati ofertën e parë për mesfushorin belg, transmeton Gazeta Express.

Arsenali thuhet se është gati për të dërguar një ofertë prej 30 milionë funteve në drejtim të Leicester Cityt.

Gjithashtu, “Topçinjtë thuhet se kanë besim se do të arrijnë marrëveshje.

Tielemans do të largohet nga “King Power Stadium” këtë verë, teksa edhe klubi e dëshiron shitjen e tij tani, për të mos e humbur falas në vitin e ardhshëm.

Kontrata e 25-vjeçarit me Leicesterin skadon më 30 qershor 2023. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...