Arsenali i vihet pas yllit të Barcelonës

PUBLIKUAR

Arsenali shpreson ta bindë Barcelonë t’ia huazojë anësorin brazilian Malcom për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Jo vetëm kaq, drejtuesit e klubit nga Londra veriore janë përpjekur ta transferojnë edhe Denis Suarezin nga Barça, por deri tani nuk ka ndonjë përparim në bisedimet mes klubeve, sipas Sun, përcjell Gazeta Express.

Tani, e tërë vëmendja e Arsenalit është kthyer kah bashkëlojtari i tij, i cili po e ka të vështirë të adaptohet në Camp Nou që prej transferimit nga Bordeaux verën që lamë pas.

Barça po ngurron ta shesë brazilianin, por mund ta lejojë të largohet në huazim, në mënyrë që ta rikthejë formën e lartë para fillimit të sezonit të ardhshëm. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...