Arsenali i ofron kontratë të re Sakas, zbulohen detajet

PUBLIKUAR

Arsenali raportohet se i ka ofruar Bukayo Sakas kontratë të re.

Reprezentuesi anglez ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024, por “Topçinjtë” duan që ta kenë edhe më gjatë në radhët e veta pasi konsiderohet si e ardhmja e klubit.

Dhe, “Daily Mail” ka raportuar se Arsenali tashmë i ka ofruar një kontratë të re – përcjell Gazeta Express.

Klubi nga Londra thuhet se i ka ofruar kontratë afatgjate, në të cilën përfshihet edhe rritja e pagës.

Sipas mediumit britanik, Saka me kontratën aktuale fiton 70 mijë funte në javë, kurse me kontratën e re paga e tij javore do të jetë dy herë më madhe.

Palët deri më tani nuk kanë arritur marrëveshje, teksa mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të rrjedhin gjërat.

Bukayo Saka sezonin 2021/22 në Premierligë e mbylli me 11 gola dhe 7 asistime. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...