Arsenali i kthehet fitoreve (Video)

PUBLIKUAR

Arsenali ka arritur fitore kundër Bournemouthit me rezultat 0-2.
Topçinjtë ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo ishte një fitore plotësisht e merituar.

Goli i parë erdhi në minutën e 23-të nga ylli gjerman, Mesut Ozil, i cili u asistua nga Olivier Giroud.

Vetëm pas një minute shënoi Alex Oxlade-Chamberlain, pas një asistimi nga Aaron Ramsey.

Pjesa e dytë ishte me raste, posaçërisht nga mysafirët, por pa gola. Pas kësaj fitore Arsenali ngjitet në pozitën e tretë me 48 pikë, ndërsa Bournemouthi në vendin 15 me 28 pikë.

Ndeshja e ardhshme e londinezëve është ndaj Leicester Cityt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...