Arsenali heq nga froni Unitedin (Video)

PUBLIKUAR

Arsenali është treguar kundërshtar i fuqishëm për Manchester Unitedin duke e mposhtur me rezultat 3-0 në Emirates Stadium.

Topçinjtë ishin të pamëshirshëm në gjysmën e parë të lojës gjatë të cilës arritën që t’i shënonin të tre golat.

Goli i parë i vendasve u shënua që në minutën e gjashtë me protagonist Alexis Sanchez.

Nuk kaloi as një minutë dhe erdhi goli i dytë. Mesut Ozil ishte realizues (7’).

Alexis u përkujdes që t’ua bënte të pamundur rikthimin Djajve të Kuq duke shënuar golin e tretë për skuadrën dhe të dytin personal (19’).

Në fraksionin e dytë të lojës, Unitedi nuk arriti të bënte asgjë, ashtu që u largua kokulur nga Londra.

Në këtë mënyrë, të zgjedhurit e Louis van Gaal nuk janë më liderë në tabelë, pasi vendin e parë e ka okupuar sërish Manchester City.

Ndërkaq, Arsenali e ka marrë vendin e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Manchester United, nga 16. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...