Arsenali fitore për vendin e parë (Video)

PUBLIKUAR

Djelmoshat e Arsene Wenger janë këndellur shpejtë nga humbja e pësuar ditë më parë nga Southamptonit.

Londinezët e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund duke radhitur rastet para portës së Artur Boruc.

Pas disa rasteve të humbur mbrojtësi brazilian Gabriel u gjet më së miri në zonë ku me kokë shënoi në portën e polakut. Kjo ndodhi në minutën e 27-të.

Në pjesën e parë shumë lehtë Arsenali ka mundur ta dyfishojë epërsinë, pasi topi i goditur përsëri nga Gabriel u kthye te Per Mertesacker i cili në portën e zbrazët nuk shënoi.

Në pjesë e dytë Arsenali kërkoi që ta gjejë golin e qetësisë dhe atë e gjeti në minutën e 63-të.

Një super aksion i filluar nga Ozil që bashkëpunoi bukur me Giroud dhe gjermani doli i vetëm para portierit ku nuk gaboi.

Arsenali ka mundur të shënoj edhe me Hector Bellerinin, Oliver Giroud dhe Alex Oxlade-Chamberlain, por deri në fund shifrat nuk ndryshuan.

Me këtë fitore Arsenali kalon në pozitën e parë me 39 pikë, një më shumë se Leicester City që luan nesër kundër Manchester Cityt./ Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...