Arsenali e përjashton Ozilin nga lista e lojtarëve për ndeshjet e Premierligës

PUBLIKUAR

Mesut Ozil nuk do të përfshihet në listën e Arsenalit prej 25 futbollistëve për ndeshjet e Premierligës, e cila do të publikohet sot pasdite, sipas mediave britanike.

Ky vendim i trajnerit Mikel Arteta nënkupton se lojtari më i paguar në klub, i cili i merr hiç më pak se 383 mijë euro në javë, nuk do të ketë të drejtë të luajë për Arsenalin deri në shkurt më së paku, transmeton Gazeta Express.

Por, sipas të gjitha gjasave, mesfushori gjerman nuk do të luajë më kurrë për Arsenalin, klubin në të cilin i kaloi shtatë vjetët e fundit pas ardhjes nga Real Madridi në vitin 2013.

Rregullat e Premierligës theksojnë se Arsenali ka pasur afat ta dorëzojë listën prej 25 futbollistëve të martën deri në orën 14:00 sipas kohës lokale (15:00 në Kosovë), pjesë e së cilës nuk guxojnë të jenë më shumë se 17 futbollistë të huajë.

Arteta i ka 19 futbollistë të huajë në skuadër, që nënkupton se dy futbollistë seniorë nuk mund të regjistrohen për ndeshjet e pjesës së parë të sezonit në Premierligë.

Ozil dhe qendërmbrojtësi grek Sokratis janë njoftuar se nuk do të jenë pjesë e skuadrës. Ky vendim i Artetës vjen vetëm një javë pasi të dy këta futbollistë nuk u ftuan as për ndeshjet e Arsenalit në Ligën e Evropës.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...