Arsenali e nis me këmbë të mbarë

PUBLIKUAR

 

Arsenal v Liverpool - Premier League

Topçinjtë kanë arritur ta mposhtin me rezultat 2-1 Crystal Palace.
Golin e parë në ndeshje e shënuan musafirët në minutën e 34 me ndihmën
e Brede Hangeland. Topçinjtët u këndellën shpejt dhe pas sulmeve
të njëpasnjëshme ata arritën ta barazojnë rezultatin në fundin
e pjesës së parë, golashënues ishte Laurent Koscielny.

Pjesa e dytë e takimit ishte e barazpeshuar me pak raste shënimi, loja ishte e
fokusuar kryesisht në mesin e fushës.
Pak minuta para fundit lojtari i Crystal Palace Jason Puncheon u ndëshkua me karton të kuq.

Arsenali e shfrytëzoi shumë mirë epërsinë numerike në fushë, ku në minutat
e fundit të takimit shënoj kush tjeter përpos Aaron Ramsay i cili po tregon një formë të jashtëzakonshme.

Arsenali me këto 3 pikë e sheh vetën në pozitën e parë. /LipjaniNews/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...