Arsenali e ngrit ofertën, mirëpo Sanchez përsëri refuzon kontratën e re

PUBLIKUAR

Alexis Sanchez duket se ka vendosur të largohet nga Arsenal.

Skuadra angleze kërkon me ngulm vazhdimin e kontratës me sulmuesin kilian.

‘Topçinjtë’ kanë ngritur dukshëm ofertën në drejtim të tij, duke i ofruar kontratë të re pesë vjeçare.

Sipas medieve angleze, Arsenal i ka ofruar 180 mijë funte në javë me kontratën e re Sanchezit.

Por kiliani përsëri e ka refuzuar vazhdimin e bashkëpunimin pasi paga e ofruar nuk është e afërt me atë që kërkon ai.

Mediat në Angli kanë raportuar se Sanchez kërkon 250 mijë funte në javë për vazhdimin e kontratës.

Mbetet të shihet nëse Arsenal do t’i plotësojë kërkesat e yllit të tyre apo do ta nxjerrin në listën e transferimeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...