Arsenali e largon Ozilin në janar

PUBLIKUAR

Arsenali është duke menduar ta largojë Mesut Ozilin nga klubi sapo të hapet afati kalimtar dimëror, sipas mediave britanike.

The Sun raporton se Arsenali dëshiron ta huazojë mesfushorin gjerman te ndonjë klub tjetër në janar, transmeton Gazeta Express.

Unai Emery ka ngurruar ta përdorë në formacionin e tij bazë Ozilin që prej se e zëvendësoi Arsene Wengerin në postin e trajnerit.

30-vjeçari ka luajtur vetëm 71 minuta deri tani këtë sezon në Premierligë.

Raportohet se klubi londinez është i gatshëm ta paguajë një pjesë të pagës masive, 350 mijë funte në javë, të Ozilit kudo që ai do të huazohej. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...