Arsenali e gjen zëvendësuesin e Emery

PUBLIKUAR

Arsenali e ka identifikuar trajnerin e Wolves, Nuno Espirito Santo, si zëvendësues të mundshëm për Unai Emery, nëse klubi vendos përfundimisht ta shkarkojë spanjollin.

Trajneri Emery është nën presion të madh në Arsenal, për shkak të një ecurie pa fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.

Topçinjtë i kanë fituar vetëm katër prej 13 ndeshjeve në Premierligë këtë sezon.

Nuno Espirito Santo

BBC Sport mëson se nëse Emery shkarkohet, atëherë Nuno do të emërohet në vend të tij.

Por Emery ka këmbëngulur në fjalimet e tij se e ka përkrahjen e klubit për të vazhduar, edhe pse është paralajmëruar se i duhet t’i përmirësojë rezultatet. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...