Arsenali e do rikthimin e Szczesnyt

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker, ka thënë se lojtarët e klubit e duan Wojciech Szczesnyn në skuadër.

25-vjeçari iu bashkua Romës në formë huazimi një vjeçar në korrik pasi humbi pozitën e parë në skuadrën e Arsenalit, pas ardhjes së gardianit çek Petr Cech.

Klubi italian është i vendosur ta mbajë Szczesnyn, por Mertesacker beson se polaku do të kthehet në Londër.

“Wojciech dëshiron të garojë. Mendoj se është portier i mirë dhe mund të zhvillohet akoma”.

“Skuadra e do atë dhe shpresojmë që Szczesny do të kthehet, kjo është mirë për të”, ka thënë Mertesacker për “JDSports”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...