Arsenali e dërgon ofertën zyrtare për transferimin e Mudryk, Romano zbulon detajet

PUBLIKUAR

Mykhaylo Mudryk është njëri prej futbollistëve që Arsenali po e kërkon me ngulm për afatin kalimtar të janarit.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se klubi londinez tashmë e ka bërë ofertën zyrtare, shkruan Gazeta Express.

Oferta e dërguar te Shakhtar Donetsku thuhet se 40 milionë euro, plus 20 milionë tjera në formë të bonuseve.

Klubi ukrainas thuhet se dëshiron shumë më shumë se kaq për të shitur sulmuesin.

Romano bëri të ditur se bisedimet tani do të zhvillohen edhe me agjentin e lojtarit, për të diskutuar rreth marrëveshjes.

Sa i përket kushteve personale thuhet se nuk ka ndonjë problem, pasi Mudryk e dëshiron kalimin te Arsenali.

Së fundmi është raportuar se ka një marrëveshje në parim të arritur, me 21-vjeçarin që ka rënë dakord me kushtet e ofruara. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...