Arsenali dhe Man Unitedi në garë për mesfushorin e Napolit

PUBLIKUAR

Arsenali dhe Manchester Unitedi raportohet se kanë shprehur interesim për Fabian Ruizin.

Mesfushori spanjoll është një prej futbollistëve kyç te Napoli, por klubi italian mund ta lejojë largimin e tij në afatin kalimtar të verës për të mos e humbur me parametra zero në verën e vitit të ardhshëm.

Sipas “Fichajes”, Arsenali dhe Manchester Unitedi duan që ta sjellin Ruizin në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Napoli thuhet se mund ta pranojë një ofertë prej 50 milionë eurove për 26-vjeçarin.

“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një mesfushori, pasi Paul Pogba do të largohet nga “Old Trafford”.

Kurse, Arsenali po synon përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

Fabian Ruiz / Napoli.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...