Arsenali dhe Evertoni pas mesfushorit të Interit

PUBLIKUAR

Interi është duke shpresuar ta shesë Marcelo Brozovicin në Premierligë javën e ardhshme, me Evertonin dhe Arsenalit që kanë shprehur interesim të madh për të.

Mesfushori kroat nuk është pjesë e planeve të trajnerit Luciano Spalletti dhe konsiderohet si njëri prej futbollistëve që duhet shitur për përfitime të Financiar Fair Play, transmeton Express.

Interi i bleu Brozovicin nga Dinamo Zagrebi për 8 milionë euro në janar të 2015-s dhe çmimi i tij tash është dyfishuar.

Sipas Sportitalia, Evertoni dhe Arsenali kanë rënë në kontakt me Interin gjatë të premtes dhe i kanë propozuar ofertat e tyre.

FCInterNeës.it sugjeron se Evertoni ka ofruar 16 milionë euro, megjithatë kjo shumë është vetëm gjysma e klauzolës së kroatit dhe nuk është e mjaftueshme për ta bindur Interin. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...