Mesfushori i Sevillas, Ever Banega, është opsioni primar për Arsenalin në afatin kalimtar të janarit.
Unai Emery e pëlqen shumë lojtarin, dhe Banega është afër kalimit në “Emirates Stadium”, transmeton Gazeta Express.
30-vjeçari pritet ta zëvendësojë Aaron Ramseyn, i cili pritet të largohet nga Arsenali gjatë verës që vjen.
Banega deri më tani në këtë stinor ka shënuar tetë gola dhe ka bërë pesë asistime me Sevillan. /Gazeta Express/


