Arsenal, nesër transferon dy mbrojtës

PUBLIKUAR

Sky Sports ka raportuar në orët e vona të natës që Arsenali ka arritur marrëveshje për transferimin e Kieran Tierney nga Celtic, i cili tashmë ka arritur në Londër për testet mjekësore. E njëjta media shkruan se David Luiz nga Chelsea do të kalojë nësër në mëngjes në Arsenal

Arsenali ka arritur marrëveshje për mbrojtësin e majtë të Celticut, Kieran Tierney.

Ai sot ka arritur në Londër kurse nesër pritet që të konfirmohet si lojtar i Arsenalit para se të përfundojë afati kalimtar nesër në ora 17:00.

Lojtari i ka kushtuar Arsenalit 25 milionë funte.

Pos, Tierney Arsenali nesër pritet që të transferojë edhe mbrojtësin e Chelsea David Luiz. Sipas Sky Sports Luiz ka kërkuar vet largimin nga Chelsea për të kaluar në Arsenal.

Edhe ky transferi i skuadrës së Unai Emery pritet të konkludohet nesër. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...