Arsen Wenger ka shfaqur interesim për mesfushorin e Romës, Leandro Paredes.
Menaxheri i Arsenalit, Arsen Wenger e ka marrë seriozisht triumfin në Premierligë këtë sezon.
Edhe pse gjatë verës solli disa yje në Emirates, si Granit Xhakën e Shkodran Mustafin, francezi po synon që edhe gjatë janarit ta përforcoj ekipin.
Sipas tabloidit britanik, The Sun, Wenger do të mundohet që gjatë dimrit ta transferoj mesfushorin e Romës, Leandro Paredes.
Ky do të jetë një lajm i keq për Granit Xhakën, pasi Paredes luan në pozitën e njëjtë, dhe normalisht do të ketë një konkurrencë të fortë për këtë pozitë. /Express/


