Arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve hyrje-dalje

PUBLIKUAR

Kosova dhe Serbia ka arritur marrëveshje për çështjen e dokumentave për hyrje-dalje, duke i shfuqizuar ato. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Borrell një gjë të tillë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, duke njoftuar se kosovarët që hyjnë në Serbi nuk kanë nevojë të pajisjen me dokumente të përkohshme për hyrje e dalje, shkruan lajmi.net.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe”, shkruan Borrell.

Ai ka thënë se BE-ja ka ofruar garanci për një gjë të këtillë edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

I njëjti e ka quajtur këtë “zgjidhje të problemit të natyrës evropiane”, si dhe ka uruar të dy liderët.

Në anën tjetër, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka falënderuar për angazhimin edhe emisarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Falenderoj Escobar dhe diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak në ‘Twitter’. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...