Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka konfirmuar se klubi do ta transferojë Pepe Reinan nga Napoli si lojtar të lirë.
Portierit spanjoll i mbaron kontrata me Napolin më 30 qershor dhe tash e disa muaj raportohet se ai do t’i bashkohet Milanit, gjë që u konfirmuar dje nga drejtori sportiv i “Kuq e zinjve”, transmeton Gazeta Express.
“Na u ofrua mundësia për ta marrë atë falas dhe mendoj se gjë e dobishme në aspektin strategjik”, ka thënë Mirabelli për Tiki Taka.
“Kemi nevojë për njerëz me përvojë dhe Reina është njëri prej tyre”, shtoi ai


