Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Sanchezit për ndërprerje të kontratës

PUBLIKUAR

Interi dhe Alexis Sanchez janë afër për të ndërprerë bashkëpunimin.

Sipas Fabrizio Romano, klubi italian ka arritur marrëveshje në parim me kilianin për të shkëputur kontratën dhe për të ndarë rrugët me efekt të menjëhershëm.

Tutje, sipas gazetarit italian, kanë mbetur vetëm edhe detajet e fundit për t’u zgjidhur para se të nënshkruhet zyrtarisht ndërprerja e bashkëpunimit, transmeton Gazeta Express.

Pas kësaj, Sanchez do të jetë futbollist i lirë dhe si i tillë mund të nënshkruajë me ndonjë klub tjetër.

Marseille është një prej klubeve të interesuara për 35-vjeçarin.

Madje, mediat franceze raportuan ditë më parë se klubi nga Ligue 1 është afër marrëveshjes me Sanchezin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...