Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Icardit për të ardhmen e argjentinasit

PUBLIKUAR

Interi është duke i finalizuar detajet e fundit për ripërtëritjen e kontratës së Mauro Icardit, sipas mediave italiane, që raportojnë se vetëm bonuset kanë mbetur të diskutohen para se argjentinasi ta nënshkruajë zgjatjen kontratës.

Zikaltrit janë të vendosur t’ia zgjasin kontratën kapitenit të tyre dhe jo të paktën t’ia rrisin apo heqin klauzolën e lirimit prej 110 milionë euro në kontratën e tij të tanishme, transmeton Express.

Sipas Gazzetta dello Sport, klubi i ka ofruar argjentinasit zgjatje të kontratës deri më 2023, me një pagë vjetore mes 5 dhe 6 milionë euro.

Ekziston një marrëveshje bazike mes klubit dhe lojtarit dhe përfaqësuesve të tij, por ende vazhdojnë bisedimet për bonuset që duhet të përfshihen në marrëveshje, të cilat do t’ia mundësojë Icardit ta rrisë pagën nëse arrihen synimet personale dhe ekipore. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...