Arrihet marrëveshja mes Depayt dhe Atletico Madridit

PUBLIKUAR

Memphis Depay duket se është gjithnjë e më afër transferimit te Atletico Madridi.

Sulmuesi holandez është i vendosur për t’u larguar nga Barcelona gjatë janarit, teksa po e dëshiron kalimin te Atletico Madridi – transmeton Gazeta Express.

“Mundo Deportivo” ka raportuar këtë të martë se Depay ka arritur tashmë marrëveshje me klubin nga Madridi rreth kushteve personale.

Mediumi spanjoll bëri të ditur se bëhet fjalë për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

Tani, Atletico Madridi duhet të arrijë marrëveshje me Barcelonën për çmimin e transferimit të Depayt.

28-vjeçari mund të kalojë në “Wanda Metropolitano” me një çmim të lirë, duke marrë parasysh se kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Së fundmi është raportuar se mund të ketë edhe një shkëmbim mes tij dhe Yannick Carrascos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...