Stephan Lichtsteiner është shumë pranë t’i bashkohet Borussia Dortmundit, raporton Bild.
Mbrojtësi i djathtë i Zvicrës tashmë edhe zyrtarisht ka njoftuar se do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni dhe tashmë i ka thënë po gjigantit gjerman, transmeton Gazeta Express.
E përditshmja gjermane raporton se ai është pajtuar t’i bashkohet Dortmundit për një sezon. /Express/


