Arrihet marrëveshja: Mancini trajner i ri i Italisë

PUBLIKUAR

Roberto Mancini ka arritur marrëveshje për t’u bërë trajner i Kombëtares së Italisë, pasi përfundimisht e ka pranuar uljen e pagës.

Mancini, i cili aktualisht e drejton ekipin e Zenit St Ptersburgut, tashmë ka mbajtur bisedime për rolin e trajnerit të ekipit kombëtar të Italisë, por buxheti i tërë për pagën e tij dhe stafit të tij është vetëm 5 milionë euro në vit, e njëjta shumë të cilën ai e fiton në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Mancini është pajtuar të ketë pagë vjetore prej 2 milionë euro në vit.

Emërimi i tij në postin e trajnerit të Kombëtares nuk është konfirmuar ende. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...