Arrihet marrëveshja: Depay lojtar i Barcelonës

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay, do t’i bashkohet Barcelonës në ditët në vijim, pas arritjes së marrëveshjes në vlerë 25 milionë euro plus bonuse.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Holandë.

Synimi kryesor i Barcelonës këtë verë ishte sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, por gjiganti katalonas dështoi në përpjekjet e veta për t’i siguruar shërbimet e tij, transmeton Gazeta Express.

Interi e ka hequr nga tregu argjentinasin dhe menaxheri i tij konfirmoi dje se Lautaro do të qëndrojë në Giuseppe Meazza.

Depay ishte i dyti në listën e ngushtë të trajnerit të ri Ronald Koeman, bashkëkombësit të tij, nën urdhrat e të cilit ka luajtur në Kombëtaren e Holandës.

Gazeta e madhe holandeze, De Telegraaf, raporton se marrëveshja për Depay është arritur tashmë.

“Memphis do të luajë përkrah Lionel Messit”, shkruan e përditshmja holandeze.

26-vjeçari ishte dëshira e parë e Koemanit më t’u emëruar trajner i Barçës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...