Arrihet marrëveshja, De Rossi e merr drejtimin e skuadrës së njohur italiane

PUBLIKUAR

Daniele De Rossi do të nisë karrierën e tij si trajner.

Fabrizio Romano ka raportuar se sh-mesfushori italian ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Serie B, Spal, transmeton Gazeta Express.

39-vjeçari nuk do të ketë punë aspak të lehtë, pasi skuadra italiane ndodhet në pozitën e 14-të në tabelë, pasi ka mbledhur 9 pikë pas 8 xhirove.

De Rossi nuk e ka ushtruar ende detyrën e trajnerin te ndonjë skuadër.

Nga marsi i vitit 2021 deri në gusht, ai ishte pjesë e stafit të trajnerëve te Kombëtarja e Italisë, me kryetrajner Roberto Mancinin.  /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...