Arrestohet zyrtari në komunën e Vitisë për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”

PUBLIKUAR

Një zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Vitisë është arrestuar nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Siç njofton policia, transmeton Express, zyrtari dyshohet se duke keqpërdorur pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërgyar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE/KK/Viti 19.09.2022  – 12:00. Nga njësiti për hetimin e krimeve ekonomike është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar zyrtar i gjendjes civile në komunë, i cili duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës (pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...