Arrestohet Zafir Berisha, Policia thotë se i sulmoi zyrtarët e saj

PUBLIKUAR

Është arrestuar ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe ish-deputeti, Zafir Berisha, pasi dyshohet se sulmoi disa zyrtarë policorë.

Lajmin për Express e kanë konfirmuar nga Policia në Prizren, pa mohuar ose pohuar se bëhet fjalë për Berishën.

Nga Policia thanë se Berisha i ka sulmuar zyrtarët policorë pasi këta të fundit e kanë dënuar për kundërvajtje.

Ai, momentalisht është duke u intervistuar nga ana e zyrtarëve policorë dhe ngarkohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...