Arrestohet vëllau i Ramë Bujës, festoi me kallash

PUBLIKUAR

ramebuja
Në dasmën e dy djemve të ministrit Ramë Buja, ka krisur kallashnikovi. Vëllai i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka manifestuar gëzimin e martesës së nipave me rafal automatiku AK 47.

Lutfi Buja nuk i ka kursyer fishekët të martën në gëzimin familjar që është mbajtur në konakun e familjes së tij në fshatin Bujan të Lipjanit. Aty, ministri ka organizuar dasmën e dy djemve të tij që i ka martuar në të njëjtën ditë.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë rreth orës 22 në këtë festë duke arrestuar të dyshuarin i cili me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. Për vepër penale të gjuajtjes më armë, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Besa Krajku ka kërkuar paraburgim një muaj për të.

Policia e Kosovës ka njoftuar shkurt për arrestimin e një personi pa bërë publik identitetin e tij. në raportin e Policisë për incidentet që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit rasti kualifikohet si armëmbajtje pa leje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në një aheng familjar -dasmë kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë si dhe nga i dyshuari është konfiskuar një armë AK-47. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruan në raportin e Policisë së Kosovës.

Lutfi Buja është njëri nga 6 vëllezërit Buja. “Koha Ditore” ka provuar të marrë një prononcim të martën nga ministri i Arsimit, Ramë Buja, por nuk e ka hapur telefonin.
Prokurorja Besa Krajku ka konfirmuar për “Kohën Ditore” arrestimin. Ajo ka thënë se i arrestuari është vëllai i ministrit Ramë Buja. Prokurorja ka thënë Policia e Kosovës ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal kundër të dyshuarit.

“Kallëzimi penal është ngritur. I dyshuari është njëri prej vëllezërve të ministrit Ramë Buja. Ai është ndalë me urdhër të prokurorit. Ta shohim tash gjykata çka do të vendos. Unë e kam bërë kërkesën për paraburgim dhe ka shkuar në Gjykatë”, ka deklaruar ajo.
Prokurorja këtë vepër penale e ka kualifikuar si “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Kushdo që përdorë armë apo materie plasëse në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët apo materiet plasëse të tilla, dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet”, thuhet në pikën 1 të nenit 375 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Nuk është hera e parë që anëtarë të familjes Buja kapën me armë. Në mars të vitit të kaluar, Policia kishte ndaluar djalin e ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja. Ai kishte një revole me 57 fishekë në veturë. Ai ishte arrestuar për t’u liruar në procedurë të rregullt. Ndalimi i tij ishte bërë në hyrje të QKUK-së dhe pas një kontrolli të Policisë është zbuluar arma. Shukri Buja kishte thënë se arma ka qenë e tij dhe është me leje, por e kishte harruar në veturë të cilën më vonë e ka vozitur i biri i tij.gazetaexpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një femër në Lipjan, sulmoi një person

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se...

Lipjanasi gjen dy granata dore në oborrin e tij

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se në oborrin e...

Ribari i Madh me shkollë të re moderne

Ribari i Madh me shkollë të re moderne📚📖 Sot vizituam punimet në infrastrukturën e shkollës...