Arrestohet vëllai i viktimës, policia e ndaloi të shkonte te kufoma e motrës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Katër persona janë arrestuar të shtunën mbrëma, në vendin ku ndodhi një vrasje e dyfishtë në fshatin Vitomiricë të Pejës. Të dyshuarit e arrestuar kishin sulmuar zyrtarët policorë në vendngjarje

Express mëson se njëri nga të arrestuarit dyshohet të jetë vëllai i viktimës, vajzës 17-vjeçare.

“Zyrtarët policorë janë sulmuar nga familjarët, njëri prej tyre dyshohet se ka qenë vëllai i viktimës, vajzës 17-vjeçare. Kanë dashur të hyjnë në vendin e ngjarjes, policia nuk i ka lejuar, policia ka ndërhyrë, më pas të dyshuarit i kanë sulmuar zyrtarët policorë”, kanë thënë për Express nga policia e Pejës.

Rastin për Express e kanë konfirmuar nga Policia dhe Prokuroria e Pejës.

“Janë kojshi, burri është 58 vjeçar ndërkaq viktima tjetër është një vajzë 17 vjeç. Motivet nuk dihen ende, rasti është duke u hetuar”, ka thënë për Express Fadil Gashi, zëdhënës i policisë së Pejës.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i prokurorisë Themelore në Pejë, ka treguar se trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të  Pejës ka dalë në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obdukim, gjithashtu janë dërguar edhe arma dhe gëzhojat për ekzaminim. Dyshimet e para janë se fillimisht është kryer vrasja e më pas vetëvrasja”, ka thënë Nikçi./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...