Arrestohet tre persona në Ferizaj, organizonin lojëra të fatit

PUBLIKUAR

Mbrëmjen e së martës rreth orës 20:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ,,Vëllezrit Gërvalla “ në një kafeteri në Ferizaj po zhvillohej aktivitet i paligjshëm i bixhozit.

Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se në lidhje me këtë ekipe të policisë së rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të lokacionit, ku aty kanë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur gjashtë pajisje tabletë, shtatë paketime të letrave të bixhozit dhe para 2639 euro, të cilat janë sekuestruar.

“Të gjithë personat janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj të dyshuarit : F.K (M/K) i moshës 55 vjeçar, A.SH (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe R.F(M/K) i moshës 35 vjeçar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim të policisë 10 personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt për procedura tjera hetimore. Rasti është cilësuar “Organizmi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. /Telegrafi/

LAJME TË TJERA

“Isha para spitalit duke prit”, deputeti Rashit Qalaj në një rrëfim të rrallë për jetën private

Deputeti, Rashit Qalaj, ka rrëfyer dy momentet më të lumtura dhe ato më tē...

Melisa Lleshi: Dua ta adoptojë një fëmijë, ndoshta vitin tjetër

Melisa Lleshi është banorja më e re e Big Brother VIP Kosova. Reklama Ajo i është...

E konfirmuar: Ndërron jetë i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë

Ka ndërruar jetë Sabit Islami, i dyshuari për plagosjen e dy grave sot në...

Uzuni fantastik, shënon dy gola për Granadan

Granada ka shënuar fitore ndaj Andorras në kuadër të La Liga 2. Futbollisti shqitar, Myrto...

SHIKO MË SHUMË

“Isha para spitalit duke prit”, deputeti Rashit Qalaj në një rrëfim të rrallë për jetën private

Deputeti, Rashit Qalaj, ka rrëfyer dy momentet më të lumtura dhe ato më tē...

E konfirmuar: Ndërron jetë i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë

Ka ndërruar jetë Sabit Islami, i dyshuari për plagosjen e dy grave sot në...

Osmani uron presidentin e ri çek: Mezi pres të punojmë së bashku

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj të ri çek, Petr Pavel, i...