Arrestohet Tiger Woods, bën një arsyetim të çuditshëm

PUBLIKUAR

Tiger Woods hyn në telashe. Ish-numri 1 i botës në sportin e golfit, u arrestua më jug të Floridas me akuzën e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike.

Ishte vetë policia e Palm Beach County që e ka konfirmuar këtë lajm nëpërmjet një raporti të publikuar online.

Sipas policisë lokale, Woods që ka fituar 14 tituj në turnetë madhorë në karrierën e tij u arrestua në orën 7:18 të mëngjesit të së hënës, për t’u liruar disa orë më vonë.

Tiger Woods reagoi pas arrestimit duke deklaruar se i gjithë faji ishte përzierja e medikamenteve që ai i merr me recetë mjekësore për të kërkuar më pas falje duke marrë përgjegjësinë për veprimet e tij.

“Dua që publiku të dijë se në alkooli nuk ka aspak lidhje me atë çfarë ndodhi”, tha Woods. “Gjithçka ishte një reaksion i shkaktuar nga një përzierje medikamentesh.

Nuk arrita të kuptoja ndikimin që patën tek unë këto medikamente. Do bëj gjithçka mundem që kjo të mos ndodhë më”.

Nuk është hera e parë që Woods pushton faqet e para të gazetave për ngjarje që nuk kanë aspak lidhje me golfin.

Në vitin 2009, jeta e tij private u trondit pasi u zbuluan disa lidhje të tij jashtëmartesore që shtynë bashkëshorten e tij Elin Nordegren që të kërkojë divorcin.

Pas kësaj për Woods gjërat nuk u përmirësuan përkundrazi shkuan edhe më keq teksa humbi disa kontrata me sponsorët. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...