Arrestohet shtetasi i huaj në Kosovë me urdhërarrest ndërkombëtar për veprimtari kriminale

PUBLIKUAR

Mbrëmë rreth orës 22:00, është arrestuar një 34-vjeçar, shtetas i huaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për krim të organizuar dhe kidnapim.

Arrestimin e tij e bëri Njësiti FAST i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me stacionin policor Jugu në Prishtinë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 13.10.2021, rreth orës 22:00, Njesiti FAST i Policisë së Kosovës nga Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar-ILECU në bashkëpunim me stacionin policor Jugu në Prishtinë ka arrestuar personin mashkull shtetas i huaj (viti i lindjes 1987) që ishte në kërkim nderkombetar.

I njëjti është kërkuar me urdherarrest ndërkombëtar nga një shtet i BE-së për veprimtari kriminale: Krim të organizuar dhe Kidnapim.

Ky person dyshohet se ishte duke perdor edhe dokumente me identitet tjeter, i cili dokument dyshohet te jetë i falsifikuar.

Policia e Kosovës përveq parandalimit dhe luftimit të veprave penale në vend, krimit dhe kontrabandës, rëndësi të jashtëzakonshme po i kushton edhe bashkëpunimit aktiv nderkombëtar në parandalimin e krimit të organizuar që tejkalon kufijtë shtetror dhe falë bashkëpunimit me agjenci dhe autoritete tjera profesionale po tregon rezultate afirmative në luftën e përbashkët kundër kriminalitetit në rajon dhe më gjerë“, tha Hoxha

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...