Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që ishte lajmëruar rrejshëm si zyrtar policor.
Policia ka njoftuar se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan Demokracia.com.
Njoftimi i Policisë:
MASHTRIM, PREZANTIM I RREMË
Prishtinë, 20.08.2021 – 12:30. Me 23.01.2022 lidhur me rastin pas disa hetimeve të zhvilluara nga policia, është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


