Arrestohet personi që dyshohet se sulmoi me granatë dorë shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se është arrestuar një person me inicialet F.B, që dyshohet se sulmoi me granatë dore shtëpinë e Kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hysenit, raporton Express.

Ai dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“ Prokuroria Themelore në Mitrovicë – njofton opinionin se pas një hetimi intensiv të kësaj prokurorie në bashkëpunim me policinë, është arrestuar personi i dyshuar me iniciale F.B., për shkak të veprave penale “Shkaktimi I rrezikut të përgjithshëm” etj.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar me dyshimin e bazuar se ka sulmuar me granatë dore shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës. Ndaj personit të dyshuar brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...

Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun...

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me tri urdhërarreste aktive në...