Policia braziliane në shtetin e Rio de Janeiro, i cili do të jetë mikpritës i Lojërave Olimpike këtë muaj, e ka arrestuar një person me lidhje të dyshimta me grupet terroriste, pasi që kishte monitoruar aktivitetet e tij online, ka njoftuar avokati i të arrestuarit.
Avokati Edison Ferreira, ka thënë se klienti i tij Chaer Kalaoun, 28 vjeçar, është arrestuar nga policia në shtëpinë e tij në qytetin Nova Iguacu për dyshimet se ka postuar online shkrime në mbrojtje të Shtetit Islamik (ISIS), raporton Reuters, përcjell Express.
Ferreira e ka mohuar kategorikisht se klienti i tij ka çfarëdo lidhje me grupe terroriste./Gazeta Express/


