Arrestohet pejani për një vrasje të vitit 2001, i gjenden armë në shtëpi

PUBLIKUAR

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dje me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë një personit i është bastisur shtëpia në lidhje me një vrasje që kishte ndodhur në vitin 2001. Gjatë bastisjes në shtëpinë e këtij personi janë gjetur armë dhe fishek.

Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Peje 06.02.2001-09:00. Ne lidhje me rastin me date 09.12.2016 me urdhëresë te Gjykatës Themelore ne Peje është bastisur shtëpia e te dyshuarit mashkull K-Shqiptar ne lidhje me Vrasjen e ndodhur ne vitin 2001. Gjate bastisjes janë gjete dhe konfiskuar: Një pistolete CZ 99   me një karikator dhe 15 fishekë, Një pushke karabine “Zastava” ,Një pushke gjuetie dy tytëshe ,Një AK-47 , me dy karikatorë te mbushur me nga 30 fishekë, Nëntëdhjetë e dy (92) fishekë te kal.9 mm, Një AK-47   i dëmtuar, Një AK-47  i dëmtuar me një fishekë ne tyte, Një automatik   i dëmtuar  dhe Një pistolete  e dëmtuar. I dyshuari eshte arrestuar dhe me urdhër te Prokurorit është dërguar ne mbajtje’, thuhet në raportin e policisë

SHIKO MË SHUMË

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...