Arrestohet pasi sulmon fizikisht zyrtarët e KEDS-it

PUBLIKUAR

Të martën është arrestuar një person në rrugën “Ardian Zurnagjiu” në Prizren, pasi që dyshohet se i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarët e KEDS-it.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët e KEDS-it ishin duke kryer punën e tyre në ç’ kyçje të konsumatorëve, raporton Klan Kosova.

“Rr. Ardian Zurnagjiu, Prizren 18.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht zyrtarët e KEDS-it derisa ishin duke kryer punën e tyre në ç’ kyçje të konsumatorëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...