Një person është arrestuar në Brus të Lipjanit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale grabitje.
Këtë e ka konfirmuar për “Zeri.info” zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth ore 08:00 ne fshatin Brus te Lipjanit,eshte arrestuar nje person me urdherese te Gjykates Themelore per vepren grabitje. I njejti eshte derguar ne vuajtje te denimit”, ka thënë ajo.
Ndërkohë raportohet që i dyshuari ka qenë vëzhgues i Lëvizjes Vetëvendosje në një qendër votimi, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot./ZERI


