Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë së Pyjeve pasi kishte marrë 100 euro ryshfet nga një person.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Pleshinës”, në Ferizaj, ku i dyshuari është kapur në flagrancë duke i marrë paratë nga ankuesi .
I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.


