Arrestohet një person për dhunë në familje në Shtime – me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë

PUBLIKUAR

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot ,datë 20.03.2022 rreth orës 11:00 ka pranuar një informacion se në rrugën “14 Dhjetori” në Shtime është në rast i dhunës në fsmilje.

Siç njoftohet, në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet L.V (M.K) i moshës 32 vjeçar .

Ai në vazhdimësi i kishte shkaktuar dhunë psiçike bashkëshortes së tij me inicialet  A.V (F/K) e moshës 27 vjeçare.

Në lidhje me këtë është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore tê Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...