Arrestohet një person për dhunë familjare në Shtime

PUBLIKUAR

Sot, rreth orës 04:15 të mëngjesit, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime është një rast i dhunës në familje.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin A.G. (29), i cili një ditë më parë rreth orës 21:00 kishte shkaktuar dhunë në familje, duke e lënduar bashkëshorten e tij E.G. (27), e cila kishte pranuar tretman mjekësor.

Reklama

Për këtë rast janë njoftuar edhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor.

Reklama

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...