Në rrugën Lipjan-Prishtinë dje në orën 10:30 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka siguruar-keqpërdorur të dhëna të kartelave bankare duke bërë pagesa të ndryshme të mallrave përmes internetit, njoftoi Policia Kosovës.
Si dëshmi materiale janë konfiskuar: një shtëpizë kompjuteri, një llap top dhe një telefon celular, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.


