Arrestohet një person në Prishtinë, i kërkonte 5 mijë euro viktimës

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, duke i bërë presion në vazhdimësi ia kishte kërkuar 5 mijë euro dhe e ka detyruar atë që në shtëpinë e tij t’i sjellë dokumentet personale të viktimës, veprim të cilin viktima e kishte bërë nga frika.

Rasti ka ndodhur më 20 shtator 2021, në orën 15:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje që kishte pas me viktimën mashkull kosovar, duke i bërë presion në vazhdimësi ia kishte kërkuar 5000 euro dhe detyruar atë që në shtëpinë e tij të ja sjell dokumentet personale të viktimës, veprim të cilin viktima e kishte bërë nga frika”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /

SHIKO MË SHUMË

Behrami: PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të...

Zhduket një grua në Ferizaj

Një grua është raportuar e zhdukur më 6 mars në Ferizaj. Policia ka njoftuar se...

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë...