Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrolli iu është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas.
Raporti plotë nga Policia:
Fsh. Mirenë, Lipjan 07.06.2021 – 00:44.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrolli iu është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.


