Arrestohet një person në Gjakovë, iu gjetën armë e mjete luftarake

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjakovë për armëmbajtje pa leje, raporton Gazeta Express.

Sipas policisë, sot stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë se personi V.SH. i lindur në vitin 1991, nga fshati Rogovë, KK. Gjakovë, sh/k,  ka në posedim armë zjarri dhe mjete tjera luftarake.

Sipas policisë, pas identifikimit të personit në konsultim me prokurorin kujdestar, dhe po ashtu vepruar sipas urdhëresës të gjykatësit paraprak, është realizuar kontrolli – bastisja e shtëpisë dhe lokaleve tjera  përcjellëse të të dyshuarit, dhe janë gjetur dhe sekuestruar armët:

– Një ZOL – e zbrazët,

– Një GULINOV , cal.12,7 mm dhe

– Një revole, cal. 7.65 mm

“I njëjti është shoqëruar dhe intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe pas deklarimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet, dhe  rasti vazhdon në procedura të rregullt. Drejtoria Rajonale e Policisë – Gjakovë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për kapjen e personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë pa autorizim dhe krejt kjo në funksion të parandalimit të akteve kriminale dhe sigurinë sa ma të qëndrueshme të qytetarëve dhe pasurisë së tyre”, thuhet nga PK.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...