Arrestohet një person në Ferizaj, nën ndikim të alkoolit pengoi policët gjatë kryerjes së detyrës

PUBLIKUAR

Policia në Ferizaj njofton se mbrëmë rreth orës 23:10 në fshatin Sojevë të kësaj komune, derisa policët e stacionit ishin në kryerje të detyrës zyrtare në kërkim të një personi të dyshuar, janë penguar, ofenduar dhe kanosur nga personi me inicialet F.Y i moshës 50-vjeçar.

Organet  e rendit bëjnë të ditur se policët, siç thuhet, të detyruar nga sjelljet e tij, janë detyruar ta arrestojnë dhe ta shoqërojnë në stacionin e policisë në Ferizaj dhe se pasi është testuar me alkooltest ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ai është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...