Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

PUBLIKUAR

Policia në Ferizaj në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur të arrestojë një person me inicialet E.B, 23 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Vjedhje ’’, me dënim burgimi prej tre (3) muajve.

Ndërkaq, ndaj tij në gjykatë janë duke u zhvilluar edhe procedura tjera, për shkak të 5 veprave tjera penale : ( 3 raste ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ‘’ dhe 2 raste ‘’Vjedhje’’).

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

SHIKO MË SHUMË

ATK shton kontrollet ndaj shitësve online, evidenton 51 biznese me parregullsi tatimore, gjobit 24

ATK ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që shesin online, duke shtuar se nga rreth...

Takohen zyrtarët e lartë të Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, flasin për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur...